Portret Artizaneje
Emri: Ruhije Bineri
Profesioni: Endje
Ruhije Bineri nisi punën kur ishte 20 vjeç në një fabrikë shtetërore. Tani është në të gjashtëdhjetat dhe prej vitesh ka një dyqan të suksesshëm në Pazarin e Gjirokastrës, ku tregtohen qilima dhe çanta për vendasit dhe turistët e huaj. Ajo merr shpesh porosi për dizenjo sipas dëshirës së klientëve dhe dërgon punët e saj në shumë destinacione jashtë Shqipërisë. Që kur ka hapur dyqanin ajo u mëson grave vendase teknikat tradicionale shqiptare të tezgjahut dhe është bërë një anëtare e respektuar e komunitetit të Gjirokastrës.
Kontakt:
Celular: +355 (0) 69 25 42 122
Pazar