Portret  Artizaneje

Emri: Leonora Cici
Profesioni: Qëndisje

Eleonora Cici ishte vetëm 17 vjeç, kur mësoi sesi të  bënte rrugica  prej leshi, batanije  të mëndafshta  dhe tekstile të ndryshme në tezgjah në Ndërmarrjen Artistike shtetërore në  Gjirokastër.  Ajo punoi  atje për 12 vjet derisa ndërmarrja u shpërnda në vitin 1993, pas rënies së komunizmit.  Por talenti i  saj për tekstilet nuk mbeti i padobishëm. Ajo iu përkushtua  qëndistarisë. Ajo e mësoi këtë zanat tek “Katerina”  një punishte private lokale  që ofronte trajnimin e grave për këtë zanat. Ajo punoi  në këtë qendër për 4 vjet duke përmirësuar dhe përvetësuar teknikat për të arritur nivelin e profesionalizmit. Qysh prej vitit 1997, Eleonora ka punuar si artizane e pavarur. Kjo artizane u jep kënaqësi nuseve e reja me modelet për pajën e tyre duke përfshirë: mbulesat e tavolinave, çarçafët, mbulesa mobiljesh, çentro e shumë lloje të tjera.

Kontakt:
Telefon:  + 355 (0) 842 625 05
Celular: (0) 069  23 48 293
Adresa: Pazar i Vjetër, Gjirokastër