Portret artizaneje

Emri: Gjezarete Breshani
Profesioni: Dantella, qëndisje dhe thurje

Gjezarete Breshani ka më se 50 vjet që përgatit dantella dhe qëndisma për kostume popullore dhe pajisje shtëpiake. Që nga fëmijëria ajo ka prodhuar për tregun vendas dhe klientë të huaj mbulesa shtrati, perde, mbulesa tryeze dhe pjesë për veshje nusërie të përgatitura me mjeshtëri. Dizenjot e saj origjinale për bluza e çorape plot ngjyra realizohen përmes një teknikë me pesë gjilpëra që bën të mundur prodhimin përfundimtar pa qenë nevoja të përdoren tegela (shih foton). Punimet e saj janë në shitje në Qendrën e  Artizanatit. 

Kontakt:
Telefon:   +355 842 640 16
Lagja Varosh
PAZAR