Nga Gjirokastra në BUTRINT përmes SYRIT TË KALËR dhe SARANDËS.

Duke marrë drejtimin drejt jugut për në Kakavijë kthehuni djathtas në Jergucat dhe ndiqni rrugën përgjatë malit. Matanë tij ka një bigëzim, ku të dyja drejtimet të çojnë në Sarandë. Rruga më e mirë është ajo që merr majtas dhe ndjek luginën e lumit Bistrica. Tjetra kalon përmes Delvinës.

Syri i Kaltër

Në këmbë të maleve janë burimet e Bistricës. Në një prej tyre ka një burim me ujë të ftohtë të njohur me emrin Syri i Kaltër, ku uji vërtet i kaltër e i kulluar gurgullon nga thellësitë e malit. Pa dyshim ja vlen të marrësh kthesën majtas ku ka shenjën rrugore përkatëse. Një rrugëtim i shkurtër që kalon anash një rezervuari për rritjen e peshkut ju çon tek Syri i Kaltër, ku ka një qendër të vogël për vizitorët dhe një restorant.

Rruga kryesore vazhdon drejt rrjedhës së Bistricës përmes një gryke. Pas pak kilometrash, gryka hapet dhe arrihet në manastirin e Mesopotamit. Qyteti i Sarandës është 10 km më tej. Në qytet hyhet nga ana jugore e gjirit detar.

Saranda

Saranda është qytet që frekuentohet nga gjirokastritët për fundjavë. Ajo ka gjire deti fantastike dhe një jetë nate aktive. Ka një shërbim të rregullt autobusësh që për një udhëtim prej një ore e pak lidh dy qytetet me njeri tjetrin. Një udhëtim një ditor në Sarandë ia vlen për ta exploruar qytetin.

Saranda

Nga Saranda mund të merrni autobusin ose një taksi për në Butrint. Duke u nisur nga sheshi kryesor merret degëzimi më i ulet i rrugëve, i cili të nxjerr në rrugën për në Gjirokastër. Pas 200 m, në pjesën ku rruga fillon një ngritje, merrni kthesën djathtas që të çon në Ksamil dhe Butrint. Udhëtimi zgjat rreth 20 minuta. Nga rruga shihen pamje spektakolare përmes liqenit të Butrintit dhe qytetit të lashtë, si dhe ngushticës së Korfuzit.     

Butrinti ndodhet në një breg të ulët që ka qenë i banuar që në shekullin VIII p.e.s. Nga fundi i shekullit IV p.e.s. u krijua një vendbanim i rrethuar me mure, ndërsa më vonë perandori romak August themeloi një koloni dhe qyteti u bë një port romak. Gjatë mesjetës qyteti u bë pre e luftërave mes bizantinëve dhe normanëve, Anzhuinëve dhe Venedikut dhe, më pas, mes këtij të fundit dhe osmanëve. Ai e humbi rëndësinë nga shekulli XIX. Për informacione të mëtejshme vizitoni butrint.org ose Fondacionin Butrinti   

Teatri (majtas) dhe Porta e Luanit (djathtas) në Butrint.