Ti mund të ndihmosh për ta shpëtuar Gjirokastrën!

Gjirokastrës, qytetit në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i duhet ndihma jote; ti mund të mbështesësh ruajtjen e kësaj qendre historike, nga më të shkëlqyerat në Shqipëri që ajo të mund të trashëgohet nga brezat e ardhshëm.

Ti mund të ndihmosh:

 

Duke vizituar Gjirokastrën:  E ardhmja e qytetit është në dorë të vizitorëve; rritja e numrit të atyre që vizitojnë qytetin është e vetmja rrugë për sigurimin fondeve të mëdha që duhen për restaurimin dhe zhvillimin e tij. Rritja modeste e numrit të vizitorëve vitet e fundit ka bindur qeverinë shqiptare dhe donatorët ndërkombëtarë që të japin fonde për projektet që po zbatohen tani në qytet. Mos lini pa vizituar Gjirokastrën, sepse kështu do ndihmoni për të shpëtuar qytetin e gurtë! 

Duke promovuar Gjirokastrën pranë çdo organizate që mund ta ndihmojë atë. Kontakto GCDO-në, nëse doni këshilla se si mund të siguroni përfshirjen e këtyre organizatave (kontaktet e GCDO-së). Për të kuptuar më mirë sfidat që ka përballë qyteti, lexoni ju lutemi thirrjen e drejtorit tonë.

Duke u bëre stazhier ose vullnetar në Gjirokastër: nëse je student për arkitekturë, arte të bukura, konservim ose fusha të ngjashme mos harro që Gjirokastra është vendi më i përkryer për të bërë një stazh studimor. GCDO nuk mund të garantojë fonde për ty, por të mirëpret duke ndihmuar sistemin tënd në qytet dhe programimin e studimit sipas interesave të tua. E njëjta gjë vlen edhe nëse vjen vullnetar në Gjirokastër.

Nëse dëshiron, në ndonjë mënyrë apo në një tjetër, të jesh pjesë e lëvizjes për të shpëtuar Gjirokastrën lutemi na kontakto në helpgjirokastra@gjirokastra.org.

Falënderojmë organizatat që kanë kontribuuar për të mbrojtur dhe shpëtuar këtë qytet unikal:

Packard Humanities Institute
Philanthropic Collective (New York)
si dhe bashkëpunëtorët tanë, Bashkinë e Gjirokastrës dhe Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.