Pamje e lagjes "Partizani" në Gjirokastër

 

 

Gjirokastra ndodhet në luginën e lumit Drino, i cili rrjedh mes maleve madhështore të Lunxhërisë në lindje dhe Malit të Gjerë në perëndim. Qyteti me popullsi 35 000 banorë,  është qendra ekonomike e administrative e rrethit me të njëjtin emër, që përfshin edhe qytetin e Libohovës, si dhe komunat Antigone, Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm, Lazarat, Lunxhëri, Odrie, Picar, Pogon, Libohovë Qendër dhe Zagori. Shumica e popullsisë është shqiptare, por ka një pakicë greke, si dhe komunitete të vogla me vllehë dhe romë.