Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO) është organizatë jo qeveritare (OJQ) shqiptare. E krijuar në vitin 2001, ajo ka për mision të konservojë, rijetëzojë dhe promovojë qytetin historik të Gjirokastrës. GCDO financohet nga Packard Humanities Institute dhe është organizatë simotër me Qendrën Ndërkombëtare të Arkeologjisë Shqiptare (www.icaa.org.al).  
GCDO ka këto objektiva :

  1. Të konservojë ndërtesat historike në Gjirokastër dhe të ndihmojë në mbrojtjen dhe ruajtjen e qytetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
  2. Të kontribuojë për gjallërimin ekonomik në zemrën historike të qytetit.
  3. Të promovojë zhvillim të qëndrueshëm në qytet dhe në rajonin përreth.
  4. Të mbështesë zhvillimin e jetës kulturore të qytetit.