Projektet kryesore të GCDO-së

Në vijim mund të njiheni me projektet më kryesore që Organizata për Ruajtjen dhe zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO) ka ndërmarrë në periudhën  2002 deri në maj 2007. Për më shumë lexoni Raportet dhe buletinet e GCDO-së.

 

Qendra e Artizanatit

E hapur në maj 2007, Qendra e Artizanatit është rezultat i partneritetit të GCDO-së me Konfederatën e Artizanatit Shqiptar-KASH. Fillimisht u restaurua një ndërtesë historike në Pazarin e qytetit historik, në të cilën nisi tregtimi i prodhime të artizanatit shqiptar, para së gjithash atij gjirokastrit. Artizanët gjirokastritë marrin 80 për qind të shumës së çmimit të artikujve të shitur që ata kanë prodhuar. Ky projekt lidhet me strategjinë që GCDO ka për ruajtjen dhe zhvillimin e traditave të Gjirokastrës: restaurim të strukturave të vjetra dhe përdorimin e tyre për qëllime ekonomike në dobi të bashkësisë së banorëve lokalë.   

Rilidhja e rinisė me trashėgiminė pėrmes kėngės Iso- polifonike

Tradita e lashtė e tė kėnduarit iso - polifonik ėshtė e ndėrthurur thellė me identitetin kombėtar shqiptar, sidomos nė jug tė Shqipėrisė, dhe vazhdon ende tė performohet nė evente tė rėndėsishme shoqėrore dhe aktivitete tė komunitetit. Iso-polifonia ėshtė njohur tashmė si Trashėgimi e Paprekshme Botėrore nga UNESCO. Prandaj Shqipėria ka njė detyrim ndaj botės pėr tė ruajtur kėtė traditė.

more.....

Qendra e Informimit Turistik  

Në mars 2007 u hap, për herë të parë në Gjirokastër, një Zyrë e Informimit Turistik (ZIT), e cila ndodhet pak metra më poshtë nga Qendra e Artizanatit, në rrugën që të çon për në Kala. Ky është frut i një bashkëpunimi të paprecedent me një pronar privat, i cili restauroi një ndërtim të vjetër, pothuaj të shkatërruar. ZIT është e hapur çdo ditë të javës dhe ofron informacione falas, si dhe broshura, harta e botime të tjera për turistët. Po ashtu kjo është një qendër për mbledhjen e të dhënave për dinamikën e zhvillimit të turizmit në Gjirokastër dhe studimeve që bëhen për këtë qëllim në qytet e më gjerë. ZIT punon për promovimin e Gjirokastrës si qendër turistike, duke përfaqësuar vlerat e saj në aktivitete të rëndësishme siç është Panairi Botëror i turizmit në Berlin. Po ashtu është mbështetur veprimtaria turistike lokale në takimet “Business to Business” në Mal të Zi, Kosovë, dhe Maqedoni.     

“Gjirokastra – një rrugë drejt të ardhmes”

Në verë 2006, GCDO angazhoi firmën konsulente Prince Research Consultants për të hartuar strategjinë e konservimit dhe rijetëzimit ekonomik të qytetit historik. Veç të tjerave, studimi shërben si bazë për ngritjen e fondeve dhe për planet e zhvillimit të GCDO-së në qytetin e gurtë.

Rinovimi i Pazarit

Në verë 2006 nisi një projekt për të përmirësuar pamjen e Qafës së Pazarit, punë e cila është në vazhdim. Përmes bashkëpunimit me institucionet vendore, u përmirësua pamja që u ofrohet vizitorëve, u pastruan gurët e mureve, u lyen fasada, u rregulluan kabllo elektrike etj. “Hollësi” të tjera si vendosja e koshave me lule të varura i bën shitoret e Pazarit edhe më tërheqëse.    

Muzeu Kombëtar i Armëve

Ndërsa po punon për gjetjen e fondeve për një projekt të madh për ndërtimin vitet e ardhme të një muzeu të ri për Gjirokastrën, GCDO vazhdon përpjekjet për përmirësimin e muzeut ekzistues të armëve. Më 2006, në bashkëpunim me pushtetin vendor u punua për përmirësimin e pamjes, riparimin e rrjetit elektrik dhe zëvendësimin e dritareve të thyera. Pasi bëri studimin dhe katalogimin e koleksionit të armëve, GCDO përgatiti edhe një plan për riorganizimin e paraqitjes së eksponateve. Qëllimi është që muzeu të jetë më i paraqitshëm, më interesant dhe më informues për vizitorët.

Bordi i Gjirokastrës Historike

Në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë, GCDO mori nismën dhe kreu punën përgatitore për krijimin e një bordi për Gjirokastrën. Qëllimi ishte që Bordi të shërbejë si një tryezë e rrumbullakët për diskutimin e rrugëve për shpëtimin dhe rijetëzimin e qytetit të gurtë dhe forum për nxitjen e projekteve që i shërbejnë këtij qëllimi. Bordi mbajti mbledhjen përuruese në 20 shtator 2006 në Tiranë, duke zgjedhur si kryetar z. Genc Ruli, deputeti i Gjirokastrës dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë. Më pas qeveria shqiptare caktoi një fond prej 1 milion eurosh, i cili kaloi në dispozicion të UNESCO-s për t’u përdorur për Gjirokastrën.

Paneli i hartës turistike

Në qershor 2006 GCDO në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit, Drejtorinë Rajonale të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe biznesin lokal, ndërtoi një panel të madh që tregon hartën e Gjirokastrës; kjo shënon një hap të parë për ngritjen nëpër qytet të një rrjeti të plotë tabelash shpjeguese për vizitorët. Harta që ndodhet në sheshin qendror të qytetit historik orienton turistët për vendet më interesante që mund të vizitohen në qytet.       

Galeria e Arteve e rrethit

Në bashkëpunim me Bashkinë e cila bashkëfinancoi 50% të buxhetit, u rihap Galeria e Arteve e rrethit Gjirokastër, pasi kishte qëndruar e mbyllur për 15 vjet. Ajo u përurua në një mjedis në zemër të Kalasë më 18 maj 2006.

 

Riparimi i rrugës së Kalasë  

Në maj 2006, GCDO kontribuoi një të tretën e kostos së riparimit të rrugës tradicionale të kalldrëmtë që të çon në Kala. Rruga u rihap pasi u riparua në standardet e duhura të restaurimit. Një financim i ngjashëm ishte bërë më parë në vitin 2004 për riparimin e një rruge të kalldrëmtë në lagjen Varosh.

 

Master në planifikimin urban për vendet në zhvillim

Duke parë nevojën e ngutshme që ka Shqipëria për planifikim urban, GCDO sponsorizoi në shtator 2004 studimet për master të Viola Sherifit. Banore e Gjirokastrës, ajo punonte për Bashkinë e Gjirokastrës dhe për GCDO-në. Pasi kreu studimet në Oxford Brooks University në Mbretërinë e Bashkuar, Viola u kthye në Shqipëri, ku nisi punë në Departamentin e Planifikimit të Ministrisë së Transportit dhe Rregullimit të Territorit.  

Dita e UNESCO-s dhe përurimi i shtëpisë së Zekateve

Më 30 shtator 2005 zëvendës drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s vizitoi Gjirokastrën, duke përuruar edhe pllakën që përkujton përfshirjen e Gjirokastrës në listën e Trashëgimisë Botërore. Me këtë rast u përurua gjithashtu edhe projekti i restaurimit të shtëpisë së Zekateve.

 

Faza e dytë  e shtëpisë së Zekateve: interieri

Në pranverë 2005, nën drejtimin e dy ekipeve me specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë, nisi puna për konservimin e pjesës së brendshme të shtëpisë së Zekateve. U krye punë konservuese në pikturat murale dhe në oxhakun e dhomës së miqve, si dhe në punimet dekorative dhe pikturat në dru në katin e sipërm. Specialistë vendas zëvendësuan elemente druri të dritareve dhe tavaneve; restaurime u bënë edhe në dritaret me xhama të ngjyrosur. Puna përfundoi në shtator 2005.      

 

Shtigjet e ekskursionistëve

Gjatë shtatorit dhe tetorit 2004 dy arkeologë irlandezë Benen Hayden dhe Jerry O’Dwyer morën nga GCDO detyrën për të bërë një studim të pikave arkeologjike në Shqipërinë jugore dhe për të identifikuar një rrjet shtigjesh ekskursioniste në rajon. Në qershor 2005 GCDO, bazuar në punën e tyre botoi librin Benen Hayden, Trekking Through Southern Albania. Librin mund ta blini në Zyrën për Informim Turistik të Gjirokastrës.

Monografia e Emin Rizës

Me fonde të GCDO-së më shtator 2004 u botua një edicion i ri i monografisë së Emin Rizës mbi arkitekturën e Gjirokastrës. Libri mban titullin “Qyteti-Muze i Gjirokastrës”.

 

Dita e Trashëgimisë Kulturore: 29 shtator 2004

Dita e Trashëgimisë Kulturore rastisi me ditën e parë të Festivalit Folklorik Kombëtar. Në një tryezë të rrumbullakët kushtuar këtyre veprimtarive (ku morën pjesë disa ministra, mes të cilëve edhe ministri i kulturës) puna e GCDO-së u ngrit lart si shembull bashkëpunimi me autoritetet dhe bashkësinë vendore. Në të njëjtën ditë u përurua një libër kushtuar Festivalit Folklorik dhe trashëgimisë kulturore të Shqipërisë (Festivali Folklorik Kombëtar), botimi i të cilit u mundësua nga një grant i GCDO-së.

 

Shtëpia e Zekateve faza I : eksterieri  

Në maj 2004 u bë një studim i plotë dhe regjistrim i arkitekturës dhe cilësive të shquara të shtëpisë së Zekateve nga Richard Andrews. Më pas profesor Emin Riza i Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë, studiuesi më i shquar i banesës gjirokastrite, hartoi projektin për fazën e parë të konservimit të shtëpisë së Zekateve, përfshirë çatinë e madhe, dritaret dhe strukturën bazë të ndërtesës. Puna nisi në qershor 2004 dhe përfundoi në pranverë 2005.       

Parku i Shtatë Krojeve

Në shtator 2003 GCDO nisi projektin e restaurimit të kompleksit të shtatë krojeve. Përmes tij hapësira që deri atëherë ishte një grumbull plehrash, u shndrrua në një park të vogël me shtatë krojet dhe hamamin e restauruar. Punimet u kryen nga Drejtoria Rajonale e Institutit të Monumenteve nën supervizimin e Reshat Gegës dhe Richard Andrews. Projekti përfundoi në prill 2004.       

 

Seminari i Konservimit

Në shtator 2003 GCDO organizoi me sukses të plotë një seminar mbi konservimin e banesave historike. Seminari, me pjesëmarrjen e studentëve nga disa universitete shqiptare, u drejtua nga prof. Emin Riza i Institutit të Monumenteve, Reshat Gega dhe Richard Andrews, arkitekt konsulent

 

Grante për muzeun

Në 2003 GCDO financoi krijimin e një magazine të re për ruajtjen e objekteve nga antikiteti të Muzeut Kombëtar të Armëve, si dhe Muzeun Etnografik për vendosjen e dyerve të reja, të gdhendura në stilin tradicional nga artizanë lokale.

Plani i menaxhimit për Gjirokastrën

Në fund të pranverës 2002 GCDO financoi studimin për Gjirokastrën nga firma angleze Prince Research Consultancy. Me ndihmën e ateliesë lokale të Institutit të Monumenteve u hartua një raport i plotë në shqip dhe anglisht i titulluar “Konservimi dhe zhvillimi i Gjirokastrës”. Ky dokument më pas shërbeu si bazë e dosjes që u paraqit në UNESCO për të mbështetur kërkesën për të përfshirë Gjirokastrën në Listën e Trashëgimisë Botërore, kërkesë e cila u miratua më 2005. Raporti u shoqërua më foto nga Toni Lumb, fotograf i njohur ndërkombëtar, cili, me ftesë të GCDO-së, bëri disa vizita në Gjirokastër.

Studimi për Lunxhërinë turistike dhe turet turistike

GCDO nisi në 2002 një projekt afatgjatë për të nxitur turizmin e qëndrueshëm në Gjirokastër dhe në rajonin përreth. Si pjesë e tij u bë një studim intensiv tre ditor dhe u shkrua një raport mbi ekoturizmin në rajon. Më pas GCDO nxiti një kompani të vogël udhëtimesh për të organizuar ture turistike në Gjirokastër, duke ndihmuar dhe koordinuar zhvillimin e dy tureve në prill dhe në shtator 2002.