TRAJNIMI I MJESHTRAVE TĖ ARDHSHĖM GUR-PUNUES DHE DRU-PUNUES NĖ GJIROKASTĖR

TRAJNIMI I MJESHTRAVE TĖ ARDHSHĖM GUR-PUNUES DHE DRU-PUNUES NĖ GJIROKASTĖR

Gjirokastra u pėrfshi nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore tė UNESCO-s, duke u cilėsuar si shembull i rrallė qyteti otoman, i ruajtur mirė nga shkatėrrimet e kohės.

Qyteti numėron afro 600 ndėrtime historike tė shpallura Monumente Kulture, tė cilat janė ndėrtuar me gur, ndėrsa katet e sipėrme me konstruksione prej druri. Edhe ēatitė e rėnda, qė i japin qytetit pamjen e tij tė pashoqe, janė tė mbuluara me pllaka guri dhe mbėshteten mbi binarė prej druri.

Kjo trashėgimi ndėrtimore e jashtėzakonshme ėshtė krijuar brez pas brezi nga puna e zejtarėve tė gurit dhe drurit. Nė fillim tė shekullit tė 20-tė qyteti ishte njė qendėr e rėndėsishme artizanale nė jug tė Shqipėrisė, me pazarin qė kishte rreth 400 punishte zejtarėsh. Kur u shpall "Qytet-muze" mė 1961, Gjirokastra punėsonte 100 mjeshtra zejtarė nė restaurimin dhe mirėmbajtjen e vazhdueshme tė ndėrtesave historike.

Pas vitit 1991, shumė zejtarė u larguan pėr nė Greqinė fqinje e gjetkė. Pronarėt nuk kishin burime pėr tė mirėmbajtur shtėpitė e tyre historike dhe ndėrtuan shtėpi tė reja prej betoni. Qyteti humbi nxitjen dhe aftėsinė pėr tė ruajtur ndėrtimet e tij historike; pazari mbeti pa gjallėrinė e dikurshme dhe shumė nga shtėpitė monumentale u braktisėn. Sot trashėgimia e ndėrtuar nė Gjirokastėr pėrballet me kėrcėnimin mė serioz nė 600 vjet tė jetės sė qytetit.

Qė nga pėrfshirja nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore tė UNESCO-s nė 2005, numri i turistėve nė Gjirokastėr ėshtė disa-fishuar, por duhen shumė pėrpjekje pėr ta bėrė tė qėndrueshėm kėtė zhvillim. Nė radhė tė parė duhet tė restaurohen ndėrtesat historike.

Stephan Doempke, Project Manager